Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ Ka luajtur me Werder Bremen, Rennais dhe Freiburg, mbërrin në Shkodër mbrojtësi 31 vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT

Fallou Diagne, mbrojtësi 31 vjeçar nga Senegali ka mbërritur në Shkodër. Lojtari është i lirë dhe gati të firmosë me shkodranët, që kërkojnë lojtarë me eksperiencë. Mbrojtësi ka pranuar të jetë disa ditë në provë te kuqeblutë, pasi prej një sezoni nuk është aktivizuar me asnjë skuadër, qysh pas largimit nga Konyaspor në Turqi.

Qysh në 2006, Diagne ka qenë pjesë e moshave të Metz në Francë, duke luajtur për disa sezone edhe me Rennais. Bashkimi në Bundesligë me Freiburg dhe më pas me Werder Bremen, bënë që lojtari të koleksionojë 59 paraqitje në elitën gjermane. Largimi nga Bremen në 2018 bëri që 31 vjeçari të bashkohet me Konyaspor, duke luajtur 17 ndeshje.

Duket se shkodranët kanë gati kontratën, për një mbrojtës që ka një CV të pasur. Më parë stafi teknik me Brdaric në krye, do kërkojnë të shohin formën e lojtarit.

Foto nga gazetari Denis Bajraktari
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga