Derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 19:00, në stadiumin "Air Albania". Për sfidën e nesërme ka patur një interesim të lartë të tifozëve dhe në një njoftim zyrtar të klubit të kuq deri më tani janë shitur 17500 bileta. Atmosfera pritet të jetë si gjithmonë elektrizuese dhe kjo fal organizimit të ultrasëve të të dyja ekipeve.
Tifozët e Partizanit, "Ultras Guerrils" kanë njoftuar të gjithë mbështetësit e klubit të kuq për mënyrën e organizimit ditën e nesërme. Në njoftimin e tyre tifo grupi "injoron" emrin e ri "Air Albania", teksa lajmëronë se "Të gjitha rrugët të çojnë në "Qemal Stafa". Ndër të tjera bëjnë thirrje për të qenë të veshur me fanelën e kuqe, vendin e mbledhjes dhe nisjen drejt stadiumit.
Njoftimi i "Ultras Guerrils":
Bashkë, për Partizanin, për Legjendën e futbollit shqiptar, për Nderin e Kombit!
Të gjitha rrugët të çojnë te "Qemal Stafa" ynë!
Bashkë me familjen tonë të madhe të kuqe do të udhëheqim çunat në fushën e lojës drejt suksesit të radhës!
Vishni fanellën, merrni shallin dhe bëhuni gati të dilni nga stadiumi të ngjirur.
Grumbullimi bëhet si gjithmonë te Baza, ndërsa nisja për në stadium në orën 17:00.
Shkojmë, fitojmë, festojmë!
