Pas humbjes 2-1 kundër Vllaznisë dje në Shkodër, futbollistët e Laçit kanë qenë të nervozuar.
Në përfundim të takimit, lojtarët e skuadrës kurbinase kanë shqyer derën e dhomës së zhveshjes në stadiumin “Loro Boriçi”.
Futbollistët e Laçit nuk kanë pritur që përfaqësuesit e klubit kurbinas të sillnin çelësin e derës së dhomës së zhveshjes, por e kanë shqyer atë për të hyrë më pas në ambientet e brendshme.
