Napoli ka arritur të bëj mirë në fazën e parë të këtij sezoni ku aktualisht mban vendin e parë të renditjes në Serie A. Të besuarit e Spalletit kanë arritur të jenë në formën e tyre më të mirë pasi kanë “likujduar” çdo kundërshtar që u ka dalë para duke mos njohur asnjë humbje këtë sezon.
Osimhen i cili ishte një zbulim i vitit 2015 u zbulua dhe u raportua te Sassuolo por nuk besuan tek ai. Osimhen ka një histori tepër interesante që mbart mbi supe. Një familje e varfër afrikane ku ai dhe vëllezërit e tij detyroheshin të shisnin rrugëve për të siguruar të ardhura. Sulmuesi çdo ditë i duhej të dilte në rrugë me një thes të madh që mbante për të shitur ujë.
Vëllai i tij i madh Andreë ishte një lojtarë futbolli që njihej shumë në vendin e tij dhe të gjithë shkonin ta ndiqnin, por cilësitë e Victor Osimhe nuk kaluan pa vën re nga vëllai i tij, i cili sakrifikoj duke hequr dorë nga ëndrra e tij për të nisur punë që të mbështeste karrierën e të vëllait pasi besonte që do të bëhej një yll. Koha tashmë i ka dhënë të drejtë pasi ai është kthyer në lojtarin më të shtrenjtë të kombit. Napoli pagoi 75 milionë për transferimin e tij nga Lille.
[caption id="attachment_663272" align="alignnone" width="517"] Osimhen në shkollën fillore[/caption]