Goli i Xherdan Shaqirit në ndeshjen e sotme duket se i ka mahnitur të gjithë. Roger Federer, kampioni zviceran i tenisit, ka qenë i menjëhershëm në reagimin për golin. Vetëm disa momente pasi Shaqiri shënoi atë eurogol, Federer ka shkruar ‘’Wow’’ në llogarinë e tij në Twitter.
Goli i Shaqirit nuk i mjaftoi Zvicrës për t’u kualifikuar, pasi nga gjuajtja e penalltive Granit Xhaka gabon duke i dhuruar Polonisë kualifikimin. Zvicra kthehet në shtëpi në këtë mënyrë duke e mbyllur aventurën e saj në Europian.