Nëse një javë më parë "gafën" e bëri "Sport Ekspres", këtë herë ndodh te "Panorama Sport". Gazeta mban akoma në vendin e parë Kukësin.
Edhe pse Kukësi ka një ndeshje më pak, Skënderbeu pas barazimit të djeshëm ka marrë një pikë që e lë përkohësisht në vendin e parë të klasifikimit me 48 pikë.
Por, mësa duket gazetave sportive nuk u pëlqen ky fakt, dhe duan të bëjnë kampion me zor Kuksianët edhe pse kanë më pak pikë.
Mbetet për t'u parë nëse Kukësi do të marrë sot pikë në Vlorë që të justifikojë gazetën. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh, a do të jetë akoma në vendin e parë apo do të shpallet direkt kampione?