Skuadra e Partizanit ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për javën e 27-të të Superiores. Të mërkurën, të kuqtë do të presin Skënderbeun dhe prej afro 10 ditësh ka nisur stërvitja intensive.
Sot, lojtarët kanë zbritur si zakonisht në fushë nën urdhrat e trajnerit Adolfo Sormani. Atmosfera në skuadër është pozitive, teksa të gjithë futbollistët gëzojnë formë të mirë. Përmes disa fotove të publikuara nga klubi i kuq shihen çaste nga seanca e sotme stërvitore.



Galeria fotografike ()
Poll