Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Foto/ Futbollisti feston ditëlindjen para finales, vajza dhe bashkëshortja me një dedikim të jashtëzakonshëm: Ti i njeh sfidat

Shkruar nga NEWSPORT

Endri Vrapi feston sot 36 vjetorin e lindjes. Mbrojtësi me eksperiencë është grumbulluar me Vllazninë në Ulqin për të festuar këtë ditë të veçantë larg familjes. Një urim i jashtëzakonshëm për të ka ardhur nga vajza e vogël dhe nga bashkëshortja e tij në "Facebook".

Fillimisht vajza i ka shkruar në një letër të bardhë: “Babi Endri të dua shumë. Edhe 100”.

Më pas ka qenë bashkëshortja e tij ajo që ka fotografuar dhe postuar pusullën e vajzës së tyre në facebook-un e Vrapit për t’a shoqëruar me një mesazh mjaft të bukur.

“Shpirt edhe  100 vite , edhe pse sot nuk të urojmë dot nga afër për ne je shumë pranë. Të dyja të urojmë shumë fat dhe mbarësi në këtë javë të rëndësishme të karrierës tënde, të dyja jemi të bindura qëdo ia dalësh ashtu si në 17 vite karriere.

Ti i njeh sfidat dhe di t'i sfidosh, unë jam e bindur për ketë. Të duam shumë dhe shihemi në stadium të shtunën për fitore”, ka qenë mesazhi në profilin e 36-vjeçarit nga bashkëshortja e tij.

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga