Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ Frikë nga përplasjet e tifozëve, policia “blindon” kryeqytetin

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Frikë nga përplasjet e tifozëve, policia

Roma do të luajë kundër Feyenoord në orën 21:00, ndeshje e vlefshme për finalen e Conference League. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania” dhe pritet me mjaft interes nga gjithë sportdashësit shqiptarë. Tifozëritë respektive kanë mbërritur prej dy ditësh në Shqipëri dhe dita e djeshme ishte plotësisht larg pritshmërive. Huliganët u përplasën me policinë shqiptare dhe dhjetëra prej tyre përfunduan në spitale dhe të ndaluar në komisariat.

Sot, shihet që uniformat blu po marrin masat e nevojshme që gjithçka të shkojë sa më mirë. Nga fotot e publikuara, furgonët e policisë në kryeqytet janë të shumtë. Gjithashtu edhe uniformat blu kanë marrë shërbimin duke u rreshtuar pranë stadiumit kombëtar. Frika për incidente të tjera të mundshme ka shtuar gatishmërinë te uniformat blu duke sjellë edhe përforcime nga rrethet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga