
Para pak ditësh klubi i Flamurtarit festoi 100 vjetorin e themelimit të tij. Ky ishte një përvjetor i veçantë për vlonjatët pasi janë nga klubet më të vjetra në futbollin shqiptar. Në 1923 në Shqiprëinë e trazuar të atyre viteve në Vlorë një grup djemsh vendosin t’i përkushtohen futbollit.
Edhe pse vendi kishte mjaft vështirësi jetike, ku mbizotëronin varfëria dhe analfabetizimi këto nuk i ndaluan djemtë e Vlorës të formojnë një ekip futbolli. Klubi i Flamurtarit ka hedhur në rrjetet sociale një foto të rralë të vitit 1923 ku duket ekipi i parë i Flamurtarit. Emrat janë të vështirë për t’u identifikuar megjithëse ata bënë historinë e qytetit.
Poll