Matko Djarmati është bashkuar sërish me Thomas Brdaric. Ish-drejtori sportiv i Vllaznisë dhe ish-trajneri i kuqebluve janë bërë sërish bashkë, këtë herë në Indi.
Brdaric ka marrë drejtimin e pankinës së Chennaiyin FC në Indi, me Djarmatin që është emëruar krahu i djathtë i tij në stol. Me pozicion të ri, kroati tanimë do provojë të bëjë mirë në Indi.
Pas dy sezoneve dhe dy trofeve të Kupës së Shqipërisë me Vllazninë në rolin e drejtorit sportiv, tanimë Matko provon një eksperiencë të re si zëvendëstrajner.


Galeria fotografike ()
Poll