Sulmuesi i Tiranës, Michael Ngoo, me anë të një postimi në rrjetet sociale, tregon për miqtë e tij dy rregullat në jetë sipas tij. “Mos urre asnjë, dhe mos prit nga asnjë”, shkruan Ngoo.
Shtatlarti këtë sezon, në 3 javë të Superiores ka arritur të shënojë vetëm 1 gol, atë në transfertën e Shkodrës, ku mundën Vllazninë me rezultatin 0-2.
Ditën e shtunë në orën 16:00, Tirana pret në “Selman Stermasi” Skënderbeun, ku nën drejtimin e trajnerit Ardian Mema do tentojnë të marrin fitoren e radhës, por përballë do të kenë një trajner si Ilir Daja, që me Skënderbeun e tij, gjithmonë kërkon vetëm një objektiv, fitoren.