38 pikë, 4 humbje rradhazi dhe vendi i shtatë në tabelë. Menjëherë pas disfatës me Skënderbeun dje me rezultatin 1-2, tifozët e Partizanit kanë vërshuar në faqen zyrtare të klubit. Lojtari i dymbëdhjetë nuk mund të pajtohet assesi me situatën dhe siaps tyre, fajtorët janë të shumtë. Ka nga ata që ‘’drejtojnë’’ gishtin ndaj lojtarëve, duke vënë theksin te mungesa e dëshirës. Disa të tjerë shkruajnë thjesht :’’turp’’. ‘’Të piketuar’’ janë edhe drejtuesit e klubit të kuq, ku kemi përmendjen e Olsi Ramës dhe Presidenti Demi.
Kampionët në fuqi po bëjnë një sezon nën nivelin e pritshëm dhe kjo do një analizë të gjerë. Skuadra e drejtuar nga Sormani do kërkojë kthesën ndaj Kukësit, edhe pse do jetë shumë e vështirë. Kritikat e tifozëve janë të ‘’ligjshme’’, pasi ata vërtetë nuk e meritojnë një gjë të tillë.

