Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FOTO/ BYLIS u testua për Covid-19, mësohen katër lojtarët që nuk iu "bindën urdhërave" (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT

Bylis do të zhvillojë sot në orën 17:00 duelin e javës së 27 përballë Tiranës në Ballsh. Dje, sulmuesi Qardaku i ballshiotëve rezultoi pozitiv me Covid-19, ndërsa ky fakt ka alarmuar drejtuesit e mallkastriotëve. Lojtarët dhe stafi i janë nënshtruar testeve, ndërsa siç duket edhe nga foto e siguruar nga neësport.al, rezultatet janë negative.

Në listë bi në sy se nuk janë emrat e katër lojtarëve. Përkatësisht, Ditmar Bicaj, sulmuesi Guindo, Vicente Mercedez dhe Fabian Munoz. Nëse Bicaj nuk është bashkuar me ekipin, nuk dihet përse lojtarët e tjerë nuk i janë nënshtruar testimeve. Gjithashtu edhe stafi teknik me në krye trajnerin Dovenda, zëvendësin Arbëri apo trajnerin e portierëve Sino, i janë nënshtruar kontrolleve që kanë rezultuar për fat negative. Negative në testin për Covid-19 ka rezultuar edhe bashkëshortja e trajnerit Dovedan, Mirjana.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga