Amir Rrahmani po kalon një moment fantastik me ekipin e Napolit. Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës ka bërë një paraqitje të shkëlqyer këtë javë në fitoren e Napolit 2-0 ndaj Atalantës. Së bashku me qëndërmbrojtësin tjetër napoletan Kim ata kanë blinduar prapavijën e ekipit të Spalletit.
Prandaj të kaltrit renditen të parët në kampionat me 18 pikë diferencë nga vendi i dytë. Napoli është ekipi me më pak gola të pësuar në Serie A, me vetëm 16 të tilla. Gjithashtu është dhe nga skuadrat me më pak gola të pësuar në të gjitha kampionatet europiane dhe kjo falë edhe Amir Rrahmanit.
Së bashku me shokun e skuadrës Kvaratskhelia që bëri një gol të jashtëzkaonshëm ata janë të dy në formacionin e javës. Rreshtimi i mbrojtes në formacion është me tre dhe Rrahmani formon partneritet aty me Bijol dhe Becao të Udinezes.
[caption id="attachment_684390" align="alignnone" width="290"] Formacioni i Serie A[/caption]