
Lirimi Zeneli është një nga pilotët shqiptar që garon në Formula 3. Për herë të parë një shqiptar bëhet pjesë e botës së garës. Në një lidhje me “Fan Zone”, Zeneli u shpreh se dëshiron një ditë të garoj në Formula 1 në të ardhmen.
“Është e vështirë që nuk stërvitemi pasi është ndryshe me stimulator, por prap nuk është njësoj. E kemi datën zyrtare në 7 qershor dhe do të shikojmë se çfarë do të ndodhë.
Jam fans I Hamilton pasi është një pilot agresiv dhe është egosite. Kjo është një gjë e mirë për një pilot. Këtë sezon ka ndryshuar skuadër dhe kam firmosur një kontratë një vjeçare e shpresoj që të jem në formula 2 sezonin e radhës.
E kemi minimumin dhe nuk duhet të kesh më shumë se 80 kg. Nëse je në këtë peshë edhe inxhinieri e ka më të lehtë të bëjë gati makinin.
Ëndrra e çdo piloti dhe e imja është të mbërrij në Formula 1. Dua të fitoj titullin e për një shqiptar është arritje e madhe të garojë në Formula 1”.
Skuadra e preferuar? “Mua më pëlqen të garoj në ekipet e mëdha si Ferrari apo Mercedezi, por rëndësi ka të garoj. Edhe Hamilton është shprehur që ëndrra e çdo piloti është Ferrari.
Jam shumë I gëzuar që ka ardhur një sponsor shqiptar që kam tani në Formula 3, por duhet të kem më shumë për të arritur më lartë”.