Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Formula 1/ Testet në Barcelonë, Hemilton i pakapshëm, Fetel kompleton 100 xhiro

Shkruar nga NEWSPORT
Formula 1/ Testet në Barcelonë, Hemilton i pakapshëm, Fetel

Pasi të gjitha skuderitë kanë bërë prezantimet e makinave për sezonin e ri, Formula 1 zbret në pistë për herë të parë për këtë vit të ri kalendarik.

Kampionati nuk ka nisur ende, sepse do të startojë më 26 mars në Melburn, por sot janë zhvilluar testet gjenerale në Barcelonë.

Në ditën e parë të testimeve u vendosën kokë më kokë Ferrari dhe Mercedes.

Sebastian Fetel me "kokëkuqen" e tij vendosi kohën më të shpejtë në pistë, duke u renditur para pilotit të ri të Mercedesit, Valteri Botas.

Hemilton zbriti në pistë gjatë provave të kryera pasdite dhe u tregua i mprehtë në kohën e vendosur prej tij: '1:21.765, kohë që qëndroi e pamposhtur deri në fund të provave të sotme.

Për t'u theksuar është fakti se Sebastian Fetel zhvilloi 100 prova gjatë ditës së sotme me Ferrarin e tij.

Tags:

FORMULA 1

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga