Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FORMACIONI/ Telefonata që ndryshoi "historinë", Vllaznia e ndryshuar përball Flamurtarit

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Telefonata që ndryshoi "historinë", Vllaznia e

Vllaznia udhëton drejt Vlorës, aty ku në orën 17:00 do të ndeshet me Flamurtarin. Vendasit mbajnë vendin e fundit në klasifikim, mirëpo kjo periudhë i ka parë të dyja skuadrat me një gjë të përbashkët; krizën në financa. Megjithëse te Vllaznia "gjakrat" duket se janë qetësuar, kjo edhe për pasojë të kryebashkiakes Voltana Ademi, që ka bindur dje lojtarët me një telefonatë të udhëtojnë për këtë transfertë.

Këshilli bashkiak Shkodër miratoi buxhetin e vitit 2020 për sportin, ndërsa pritet që sot lojtarëve t'iu kalojë në llogari pagesa e muajit shkurt. Vllaznia e futbollit vjen me formacion të ndryshuar, ndërsa pritet që të mungoja Adili, që kërkon kohë për të qenë gati. Faza sulmuese pritet të jetë ajo që do vendoset në minutat e fundit, teksa shkodranët kërkojnë me ngulm tri pikët, pas ndalesës prej afro 3 muajsh të futbollit.

Formacioni i mundshëm anti-Flamurtar:

Vllaznia: Sheri - Gligorov, Shehi, Malota, Marku - Krymi, Gurishta - Hygor, Zogaj, Shtubina - Junior Trajner: Mirsad Jonuz

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga