
Tirana do të presë sot në 13:45 Bylisin. Dueli i "Selman Stërmasit" vlen për javën e katërt të Kategorisë Superiore, me kampionët në fuqi të Shqipërisë që kërkojnë kthesën në shtëpi. Me dy humbje rradhazi këtë fillim sezoni, Dede do kërkojë që bardheblutë të bëjnë kthesën në shtëpi.
I kushtëzuar nga dëmtimet, trajneri I ri I Tiranës duket se do të ndryshojë skemë, kjo nisur nga organika që ka për duelin me ballshiotët. Me rikthimin e Hoxhallarit nga dëmtimi, skema pritet 3-5-2 e kombinuar me 4-3-3.
Formacioni i mundshëm anti-Bylis:
Tirana: Bekaj - Toli, Vangjeli, Hoxhallari - Halili, Batha, Torassa, Najdovski, Ismajlgeci - Muçi, Sasraku
Poll