Shqipëria do të luajë me një sulmues në ndeshjen e sotme dhe shanset më të mëdha i kishte kavajasi Sokol Cikalleshi, por duket se Armando Sadiku e ka parakaluar në momentet e fundit. Me shumë mundësi, autori i golit në miqësoren me Ukrainën, falë formës mjaft të mirë të muajve të fundit, do ta nisë ndeshjen ndaj Zvicrës nga minuta e parë. Nga krahët do të mbështesin Roshi dhe Lenjani, ndërsa në qendër të mesfushës do të jetë treshja “luftarake” Xhaka-Kukeli-Abrashi. Në mbrojtje dhe në portë nuk ka asnjë ndryshim. Të gatshëm në stolin e rezervave për sulmin janë Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi dhe Bekim Balaj.