
Jemi vetëm pak para startit të sfidës dhe tashmë të gjithë jemi sy e veshë nga “Air Albania” ku kombëtarja shqiptare do të përballet me Çekinë, takim i vlefshëm për Euro 2024. Një takim që do të vendosë shumë mbi fatet e kuqezinjve në kualifikimin për në Gjermani vitin e ardhshëm.
Sylvinho tashmë është para një dueli mjaft delikat, ku fitorja është i vetmi rezultat që do të çonte “peshë” zemrat e mijërave tifozëve si në shkallët e stadiumit ashtu edhe në çdo cep të botës ku ka shqiptarë.
Braziliani ka “kopsitur” 11-tëshen e lojtarëve që do të hedhë në fushë kundër çekëve, ndërsa shuan kështu çdo dilemë që kishte para këtij dueli. Mungesa të sigurta për këtë duel do të jetë Ismajli dhe Kumbulla.
Formacioni zyrtar:
Shqipëria: Berisha, Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Cikalleshi. Trajner: Sylvinho