Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 18-të të Superligës, lojtarët dhe trajneri fitues

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONI/ Më të mirët e javës së 18-të të

Java e 18-të e Superligës është mbyllur pasditen e sotme me dy ndeshjet, Kukësi-Kastrioti 2-0 dhe Luftëtari-Partizani 1-1. Kjo javë ishte e fundit për këtë vit kalendarik dhe sinjalizoi përfundimin e fazës së dytë.

Në 5 takimet që janë luajtur ka patur surpriza, gola të bukur, emocione, por gjithashtu edhe lojtarë, që kanë bërë një perfomancë shumë të mirë.

Newsport.al, sjell formacionin më të mirë, futbollistët, të cilët ishin protagonistë, duke i ndihmuar ekipet e tyre që të arrijnë objektivin, në këtë "maratonë" të gjatë.

Portier:

Alesio Abibi- Portieri i Tiranës, ishte një nga më të mirët në ndeshjen e kryeqytetasve me Flamurtarin. Daljet e tij ishin të sigurta dhe bënin lojtarët e skuadrës të besonin në fitore. Momenti kulminant i tij, ishte pritja që bëri ndaj Cale-së.

Mbrojtës:

Dorian Kerçiku- Mbrojtës i djathtë, i cili bëri një ndeshje shumë të mirë. I dha shumë frymëmarje fazës ofensive dhe në shumë raste vuri në vështirësi Kotobellin, e Flamurtarit. Kjo ndeshje ishte një duel i fituar mes tij dhe Dokës, i cili ka qenë titullarë në shumicën e ndeshjeve.

Klaudio Bonani-  Mbrojtësi i krahut të majtë, i Kamzës, shëptoi portën në rastin më të mirë që Skënderbeu, pati në këtë sfidë. Italiani ishte nga më të mirët në fushën e lojës, i qëndrueshëm dhe ka bërë shumë metra duke sakrifikuar për ekipin.

Olsi Teqja- Qëndërmbrojtësi i Kamzës ishte një nga më të mirët në fushën e lojës. Eleminoi sulmet e korçarëve dhe ishte qetësia e tij, ajo që organizoi shumë mirë repartin ofensiv të skuadrës. Një paraqitje shumë e mirë, në një fitore shumë të madhe.

Ylli Shameti- Qëndërmbrojtësi i Kukësit, është një garanci në çdo ndeshje për skuadrën e tij. Eksperienca është ajo që udhëheq repartin ofensiv të verilindorëve. Sot, përballë Kastriotit e mbajti, sulmin kundërshtar larg portës.

Mesfushorë:

Sherif Kallaku- Mesfushori i Teutës, shënoi një supergol me goditje dënimi dhe i dha një pikë të artë durrsakëve. Është një nga lojtarët e momentit në kampionat dhe një njeri që nuk e lëshon topin nga këmba.

Esat Mala- Mesfushori i Partizanit shënoi një gol shumë të bukur përballë Luftëtarit. Me një fines dhe një qetësi para portës, lojtari i kuq e çoi në epërsi ekipin e tij. Ishte i qetë dhe i saktë gjatë gjithë lojës, madje krijoj dhe shumë "rrymë" në sulmin e skuadrës së tij.

Edon Hasani- Ishte ai që shënoi një supergol ndaj Flamurtarit. Nëse nuk do të kishte gjetur rrjetën, mund të flisnim për njeriun fatal të Tiranës, pasi humbi shumë raste. Fati i buzëqeshi në fund atij dhe ekipit që morën një fitore të madhe në "Selman Stërmasi".

Sulmues:

Ndriçim Shtubina- Shënoi golin e vetëm të Laçit, kundër Teutës. Një lojtar stabël në rendimentin e tij. Lojtar që vrapon gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk ndalon kurrë. Madje sakrifikon shumë duke ndihmuar shokët e ekipit.

Masato Fukui: Goli i tij ndaj Skënderbeut tregoi se sa teknikë ka japonezi, për më tepër ai dëshmon se është një lojtar vendimtar duke i dhënë ekipit 7 pikë në 3 ndeshje falë golave të tij. Jo më kot ka luajtur me Tiranën dhe Skënderbeun, në të shkuarën.

Reginaldo- Afrikani kthehet te goli pas një kohe të gjatë. Ezkekutimi i bukur me kokë tregoi se ai nuk e ka humbur instiktin e vrasësit para portës. Ankthi është armiku që e ndalon të mos ketë atë vazhdimësi që pritet nga ai.

Trajner:

Ernest Gjoka- Ishte tekniku që ka bindur më shumë këtë javë. Rreshtoi ekipin në një mënyrë shumë të mirë, motivoi lojtarët në mënyrën e duhur, të cilët morën fitoren e javës në Superligë. Gjoka është një trajner me vlera të mëdha dhe këtë e vërtetoi dhe njëherë tjetër.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga