
Kategoria Superiore do zhvillojë sot javën e 32-të. Tirana luan në shtëpi me Kastriotin në orën 16:00. Dueli është i rëndësishëm për dy skuadrat që kanë objektiva të ndryshme. Bardheblutë luftojnë për një vend në Europë, ndërsa krutanët duan të shmangin zonën e play-off.
Orges Shehi do duhet të bëjë në mesfushë pa Çelhakën e Gyamfi, ndërsa Cale është në dyshim. Durrsaku pritet të hedhë në fushë një skemë 3-4-2-1, me mesin e fushës që do ketë muskuj. Vangjeli, Najdovski dhe Hoxhallari në mbrojtje, teksa balotazh ka në sulm mes Halilit e Danso.
Formacioni i mundshëm:
Tirana: Bekaj, Vangjeli, Najdovski, Hoxhallari, Toshevski, Batha, Toli, Ismajlgeci, Torassa, Halili (Danso), Seferi
Poll