Kategoria Superiore uli siparin e javës së 16-të ditën e sotme. Edhe kjo javë solli disa rezultate surprizë, ku Partizani kampion u mundë sërish e këtë në transfertë ndaj Teutës duke marrë humbjen e 3-të radhës. Kukësi I drejtuar nga Duro po ecën me ritëm kampioni dhe sot likuidoi edhe Vllazninë duke marshuar në vendin e parë me 3 pikë më shumë vendi I dytë që mbahet nga Bylis.
Ballshiotët pas barazimit në Vlorë, mundën në shtëpi me rezultatin minimal 1-0 Laçin, skuadrën më në formë të kampionatit. Një fitore surprizë ka marrë edhe Luftëtari në shtëpi përballë Skënderbeur, një fitore shprese për gjirokastritët që pa trajner fitojnë përballë korçarëve. Tirana pas fitores në derbi, arrin të marri edhe një 3 pikësh shumë të rëndësishme ndaj Flamurtarit të vendit të fundit. Newsport.al ju sjell formacionin më të mirë të kësaj jave.
Stivi Frashëri (Teuta): Portieri i Teutës lë pas sfidën e kaluar ndaj Kukësit ku pësoi 4 gola dhe sot përballë Partizanit bën një paraqitje të mirë. Shpëton disa herë skuadrën nga pësimi I golit dhe ka një meritë të veçantë për 3 pikëshin e Teutës.
Jurgen Goxha (Bylis): Ballshiotët janë rikthyer te fitoja sot ndaj Laçit. Pas barazimit në Vlorë, Bylis mund një nga skuadrat më në formë të momentit në Superligë. Ai që vendosi ndeshjen ishte mbrojtësi Jurgen Goxhaj. I saktë me ndërhyjet e tij, nuk I lë asnjë mundësi një sulmuesi si Nëuabueze dhe bën gjithashtu edhe golashënuesin. I gjendur në sulm, Goxhaj godet fortë duke e dërguar topin në rrjetë e në fund I jep 3 pikë dhe vendin e dytë Bylisit.
Aurel Demo (Luftëtari): Një fitore shprese për Luftëtarin në sfidën e sotme ndaj Skënderbeut. Vendasit edhe pse pa trajner arrijnë të shënojnë dy gola dhe të mos pësojnë asnjë. Një meritë të madhe e ka edhe mbrojtësi Demo që ishte I saktë me ndërhyrjet e tij dhe nuk u la asnjë mundësi sulmuesve të Skënderbeut.
Renato Arapi (Teuta): Kapiteni rikthehet nga pezullim dhe Teuta rikthehet te fitorja. Në mbrojtje jep një garanci më shumë kur është prezent. Në ndërhyjet e tij tregohet I saktë dhe sulmuesit e Partizanit e kanë të vështirë ta kalojnë.
Idi Batha (Tirana): Mesfushori është sërish një nga më të mirë në fushë. Shënon golin e dytë rresht në kampionat dhe nga penalltia nuk gabon. Bredh pa fund dhe fiton pothuajse çdo duel në momentin e ndërrimit merr të gjitha duartrokitjet e publikut në “Selman Stermasi”.
Sherif Kallaku (Teuta): Cilësitë nuk I mungojnë dhe te Teuta është është një nga lojtarët lider. Merr përsiper të godas penalltinë dhe shënon përballë një portieri ekspert si Alban Hoxha. Në fund goli I shënuar vlen 3 pikë dhe një qetësi psikologjike pas largimit të trajnerit Shkëmbi dhe emërimit të Edi Martinit.
Eduart Rroca (Kukësi): Verilindorët po tregojnë një rritje të jashtëzakonshme nga ndeshja në ndeshje. Sot arrijnë të marrin një fitore të rëndësishme ndaj Vllaznisë në transfertë dhe një meritë të vvecantë e ka dhe mesfushori Rroca. Shënonin goli e parë të ndeshjes dhe bën një lëvizje mjaft të bukur duke kaluar edhe portierin Sherri e me portën bosh nuk e ka të vështirë të shënoi. Rroca, ashtu si dhe Kukësi po tregon një rritje të madhe pas çdo ndeshje.
Agustin Torasa (Tirana): Në dy ndeshjet e fundit duket se ka rilindur. Edhe sot ndaj Flamurtarit është një nga më të mirët në fushën e lojës. Shënon golin e dytë dhe të qetësisë për bardheblutë dukei dhënë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm e fitoren e dytë rreshtë.
Valentino Murataj (Bylis): Bylis merr një fitore shumë të rëndësishme sot ndaj Laçit. Mesfushori Murataj është një nga më të mirët në fushën e lojës. I kudondodhur, bredh pa fund dhe arrin të fitoi shumë duele. Edhe pse nuk shënon gol, Murataj bën një paraqitje mjaft të mirë siç duket pezullimi me karton dhe mungesa ndaj Flamurtarit I ka dhënë më shumë besim dhe forcë.
Griseldo Lika (Luftëtari): Gjirokastritët marrin një fitore të pastër 2-0 ndaj Skënderbeut. Një 3 pikësh shprese për Luftëtarin pasi ka mundur një rival direkt për mbijetesë. Dy golat e ndeshjes shënohen nga Lika që sot bën një paraqitje shumë të mirë. Një lojtar I lirë dhe I talentuar e te Luftëtari presin akoma më shumë që Lika të shpërthejë dhe të tregojë vlerat e tij.
Vasil Shkurtaj (Kukësi): Sulmuesi I verilindorëve vazhdon të shënoi gola. Brenda zonës është një “vrasës” dhe pas asistit të Rrocës nuk gabon duke dyfishuar rezultatin. Nga ndeshja në ndeshje po tregon që është një lojtar kyç në skemat e Duros. Tashmë janë 11 golat e shënuar në kampionat.
Trajner: Shpëtim Duron (Kukësi): Fiton ndeshjen e 4 rreshtë në kampionat dhe tashmë e skuadra e tij është në krye të renditje me 30 pikë. Skuadra I përgjigjet në fushën e lojës dhe të gjithë lojtarët kanë arritur në formë optimale. Me të gjithë lojtarët në dispozicion po tregon që Kukësi është ekipi pretendent për të titullin kampion këtë sezon. Me meritë zgjidhet edhe si trajneri I javës së 16-të.