
Është mbyllur pjesa e parë e sezonit dhe verdiktet e Superligës kanë përcaktuar jo pak gjëra. Janë ndarë në dy grupe skuadrat që garojnë mes tyre për objektiva të ndryshëm, titull dhe mbijetesë.
Newsport.al ka përzgjedhur formacionin e lojtarëve që nuk kanë bërë paraqitjet e duhura për këtë pjesë të parë të sezonit.
Në portë është padyshim malazezi Miroslav Vujadinoviç. I ardhur me bujë te Korabi ka qenë shumë larg pritshmërive. Gagime të shumta dhe jashtë formacionit për ndeshje me rradhë.
Në mbrojtje Kristi Vangjeli ka bërë një pjesë të parë zhgënjyesë larg formës së sezonit të kaluar. Sheta tek Korabi sërish ka qenë një lojtar problematik me gabimet e bëra në qëndër të mbrojtjes.
Në listën e zhgënjimeve është edhe Montero i Luftëtarit që edhe pse pritej shumë prej tij rezultoi zhgënjyes. Në mesfushë Fazliu në krahun e djathtë, Orelesi e Bertoni në qëndër dhe Ylli Hoxha në krahun e majtë. Sulmi i lojtarëve më të dobët i përket sulmuesit të Tiranës Cisse, izraelitit të Partizanit Azubel dhe japonezit të Skënderbeut Fukui.
Trajneri më i dobët i fazës së parë është zgjedhur Artan Mërgjyshi. Ecuria e dobët e Korabit me të në krye e bën teknikun të ketë kuotat më të ulta.
Formacioni i lojtarëve të dobët (3-4-3)
Vujadinoviç
Vangjeli Sheta Montero
Fazliu Orelesi Bertoni Yll Hoxha
Cisse Azubel Fukui
Trajner: Artan Mërgjyshi