• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • VIDEO SPORT
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • VIDEO SPORT
Home
KRYESORE

FORMACIONI/ Kategoria Superiore mbyll javën e 20-të, njihuni me lojtarët dhe trajnerin më të mirë

February 21, 2021 KRYESORE, SUPERIORE, VENDI 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
FORMACIONI/ Kategoria Superiore mbyll javën e 20-të, njihuni me lojtarët dhe trajnerin më të mirë
KRYESORE

Kategoria Superiore mbylli ditën e sotme javën e 20-të. Vllaznia ngec në barazim 1-1 ndaj Skënderbeut, ndërsa Partizani fitoi 1-2 në transfertë ndaj Kukësit. Ditën e djeshme, Teuta mposhti Tiranën 0-1, Laçi fitoi ndaj Kastriotit 1-0, si dhe Bylis që mposhti minimalisht 0-1 Apoloninë në ndeshje direkt për mbijetesë. Newsport.al ju sjell edhe 11-shen më të mirë të kësaj jave si dhe trajnerin fitues.

Mario Dajsinani (Skënderbeu): Skënderbeu merr një pikë të artë në shtëpi duke barazuar 1-1 ndaj Vllaznisë kryesuese. Nëse korçarët dalin të pamposhtur nga ky takim një meritë të madhe ka edhe portieri Dajsinani. Pret shumë goditje të lojtarëve të Vllanznisë, ndërsa nuk ka çfarë të bëjë te goli I pësuar nga penalltia.

Esat Mala (Partizani): Në ndeshje të rëndësishme, trajneri Ilir Daja I beson gjithmonë krahun e djathtë të mbrojtjes. Mala nuk zhgënjen dhe e bën më së mirë edhe këtë rol. Nga krahu i tij nuk kalon askush, ndërsa jep një pasim fantastik për Asanin që më pas sulmuesi jep asisti për golin e Çinarit.

Mevlan Adili (Vllaznia): Shtrëngon dhëmbët për të qenë në fushë edhe pse jo në 100% e tij për shkak dëmtimi. Adili tregon se është një pikë e rëndësishme për këtë Vllazni dhe në qendër të mbrojtjes është një lider. Merr pjesë edhe në fazën sulmuese të skuadrës duke e ndihmuar me disa pasime të rëndësishme.

Eneo Bitri (Partizani): Nga ndeshja në ndeshje po përmirësohet ndjeshëm. Së bashku me Belicën ka krijuar një dyshe në mbrojtje që nuk çahen kollaj. Sot kishte përballë Ibraimin dhe Eze, por që të dy lojtarët e Kukësit e kanë të pamundur që të kalojnë nga ai. Një ndeshje perfekte nga Bitri që padyshim meriton një vend në formacionin e javës.

Alexandros Kouros (Teuta): Teuta mori një fitore shumë të rëndësishmë në transfertë 0-1 ndaj Tiranës. Mbrojtësi i krahut të majtë bëri një ndeshje shumë të mirë duke bllokuar mjaft mirë Calen, Muçin apo edhe Seferin. Kouros ishte shumë aktiv edhe në fazën sulmuese pasi me deportimet e tij shërbeu shumë herë për shokët e skuadrës.

Regi Lushkja (Laçi): Laçi fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Kastriotit duke rregjistruar fitoren e 5-të radhazi në kampionat. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Lushkja që me një gjuajte të bukur jashtë zone mposhti Isli Hidin. Çdo aksion i Laçit kalonte nga këmbët e mesfushorit kavajas që tregoi edhe njëherë tjetër që është një pikë e rëndësishme e kësaj skuadre që këtë sezon ëndërron titullin kampion.

Lorenoc Vila (Teuta): Shënon një gol me vlerë 3 pikëshi duke ndëshkuar sërish Tiranën. Gjendet në momentin e duhur dhe bën një marrje spektakolare të topit, ndërsa edhe finalizimi ishte për notën 10. Teuta vazhdon të jetë në garën për titullin kampion e për këtë arsye një meritë të madhe ka edhe Vila që kur është në një ditë të mirë nuk fal.

Elvi Berisha (Skënderbeu): Korçarët marrin një barazim me shumë vlera në luftën për mbijetesë duke ndalur në barazim 1-1 Vllazninë. Një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës së bashku me portierin Dajsinani ishte dhe mesfushori Elvi Berisha. I shpejt me depërtimet e tij dhe vë gjithmonë në panik mbrojtjen e Vllaznisë. Një lojtar që premton shumë për të ardhmen, por edhe që mund t’I sjelli të ardhura Skënderbeut.

Dejvi Bregu (Teuta): Është afruar për të bërë liderin dhe një gjë të tillë e tregon në ndeshje të mëdha. Vlonjati dhuroi një pasim “magjik” për Lorencon Vilën që e ktheu në gol e bëri që Teuta të dilte me 3 pikë nga transferta e “Selman Stermasit” ndaj Tiranës. Edhe pse nuk shënoi gol, Bregu bëri një paraqitje fantastike duke nxjerr shumë herë shokët e skuadrës përpara porte. Nga ndeshje në ndeshje po tregon rritje dhe duket se tashmë është përshtatur më së miri te Teuta.

Eraldo Çinari (Partizani): Njeriu I ndeshjeve të mëdha dhe golave me vlerë 3 pikë. Sulmuesi shkodran nuk zhgënjen as sot në sfidën ndaj Kukësit që u fitua me rezultatin 2-1 nga të kuqtë. Çinari shënoi golin e parë të ndeshjes me një veprim të bukur akrobatik duke e ndalur topin në fundin e rrjetës. Pas më shumë se 6 muajsh i pezulluar duket se është kthyer më i uritur se kurrë.

Antoni Beji (Bylis): Shënon një gol që mund t’i vlejë një sezon për Bylisin. Sulmuesi nigerian nuk fal përpara portës dhe i jep një fitore ballshiotëve ndaj një rivali direkt për mbijetesë. Antoni ishte gjithmonë një rrezik konstant për mbrojtjen e Apolonisë dhe te momenti i golit tregohet mjaft i zgjuar duke gjuajtur thjesht e duke mposhtur portierin Harizaj.

Trajner: Ilir Daja (Partizani): 3 pikë ndaj një rivali direkt, por edhe ngushtim diference në -4 ndaj Vllaznisë. Duke parë ndalesën e shkodranëve, Daja e dinte mjaft mirë që kjo ndeshje duhej fituar me çdo kusht. Skuadra nuk e zhgënjen dhe bind në fushë duke marrë kështu një fitore që I afron më shumë me kreun dhe vë në presion të madh Vllazninë. Në skuadër ka shumë alternativa dhe nga minuta e parë i beson Çinarit dhe Asanit, ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes Malës. Nëse Partizani mori një fitore kaq të rëndësishme ndaj Kukësit, padyshim merita i takon edhe trajnerit Ilir Daja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article Ka dhënë një kontribut të çmuar në sport, "ikona" e Volejbollit jashtë listës së personaliteteve për vaksinën Covid 19
Previous article FORMACIONET/ Fonseca zgjedh titullarët, Romës nuk i lejohen gabimet

Cila nga këto skuadra të Superiores nuk do të arrijë të shkojë në Europë?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

"Barazimi ishte rezultat i drejtë", Julian Shehu: Kukësi ka cilësi, do të luajmë për fitore. Partizani? Do mendojmë kur të jetë koha
February 28, 2021

"Barazimi ishte rezultat i drejtë", Julian Shehu: Kukësi ka cilësi, do të luajmë për fitore. Partizani? Do mendojmë kur të jetë koha

"Tratativat zgjatën rreth një muaj", Muçi rrëfen aventurën te Leagia: Trajneri më besoi që në ndeshjen e parë, objektivi im është të luaj në Serie A dhe të ftohem në Kombëtaren A
February 28, 2021

"Tratativat zgjatën rreth një muaj", Muçi rrëfen aventurën te Leagia: Trajneri më besoi që në ndeshjen e parë, objektivi im është të luaj në Serie A dhe të ftohem në Kombëtaren A

"E merituam fitoren ndaj Skënderbeut", Lojtari i Bylisit zbulon të ardhmen: Kam kontratë deri në fund të sezonit, ëndërroj të luaj për Kombëtaren
February 28, 2021

"E merituam fitoren ndaj Skënderbeut", Lojtari i Bylisit zbulon të ardhmen: Kam kontratë deri në fund të sezonit, ëndërroj të luaj për Kombëtaren

"Bylisi ka potencial", Kuli flet për sherrin ndaj Laçit dhe fitoren përballë Skënderbeut:  Nuk duhet të kalojmë në eufori, ju tregoj 3 skuadrat pretedente për titull
February 28, 2021

"Bylisi ka potencial", Kuli flet për sherrin ndaj Laçit dhe fitoren përballë Skënderbeut: Nuk duhet të kalojmë në eufori, ju tregoj 3 skuadrat pretedente për titull

"Vllaznia ka probleme fizike" Shkëlqim Muça analizon klasiken e futbollit shqiptar: Jane ende në vendin e parë, Tirana i kapi në befasi
February 28, 2021

"Vllaznia ka probleme fizike" Shkëlqim Muça analizon klasiken e futbollit shqiptar: Jane ende në vendin e parë, Tirana i kapi në befasi

Çfarë nuk ka shkuar te Tirana? Egbo: Nuk kanë krijuar grupin, lojtarët e afruar duan kohë
February 28, 2021

Çfarë nuk ka shkuar te Tirana? Egbo: Nuk kanë krijuar grupin, lojtarët e afruar duan kohë

Lajmet e fundit

___

Mar 1 12:00 AM
BOTA

Covid-19 nuk i ndahet Interit, konfirmohet një tjetër rast pozitiv

Feb 28 11:57 PM
BOTA

4 penallti të humbura brenda 90 minutave, në Itali vendoset rekord

Feb 28 11:50 PM
VENDI

“Barazimi ishte rezultat i drejtë”, Julian Shehu: Kukësi ka cilësi, do të luajmë për fitore. Partizani? Do mendojmë kur të jetë koha

Feb 28 11:45 PM
VENDI

“Tratativat zgjatën rreth një muaj”, Muçi rrëfen aventurën te Leagia: Trajneri më besoi që në ndeshjen e parë, objektivi im është të luaj në Serie A dhe të ftohem në Kombëtaren A

Feb 28 11:28 PM
VENDI

“E merituam fitoren ndaj Skënderbeut”, Lojtari i Bylisit zbulon të ardhmen: Kam kontratë deri në fund të sezonit, ëndërroj të luaj për Kombëtaren

Feb 28 11:10 PM
VENDI

“Bylisi ka potencial”, Kuli flet për sherrin ndaj Laçit dhe fitoren përballë Skënderbeut: Nuk duhet të kalojmë në eufori, ju tregoj 3 skuadrat pretedente për titull

Feb 28 11:01 PM
VENDI

“Vllaznia ka probleme fizike” Shkëlqim Muça analizon klasiken e futbollit shqiptar: Jane ende në vendin e parë, Tirana i kapi në befasi

Feb 28 10:54 PM
VENDI

Çfarë nuk ka shkuar te Tirana? Egbo: Nuk kanë krijuar grupin, lojtarët e afruar duan kohë

Feb 28 10:45 PM
VENDI

“Nuk krijuan asnjë rast ndaj Tiranës”, Ish-kapiteni Lika kritika Vllaznisë: Duhet të reagosh edhe kur humbet, i bëj thirrje lojtarëve vetëm për një gjë

Feb 28 10:37 PM
BOTA

VIDEO/ Rikthimi te fitorja, Milani mposht Romën në “Olimpico” dhe nuk i ndahet Interit

Feb 28 10:25 PM
VENDI

“Fitorja duhet të jetë një shtysë për bardheblutë”, Andi Lila: Vllaznia nuk mund të gabojë më, Tirana ka bërë një sezon zhgënjyes

Feb 28 10:17 PM
VENDI

Një pikë ndaj Teutës, Hallaçi: Rezultat pozitiv, duhet të rikthehemi te fitorja sepse koha nuk pret më

Feb 28 9:50 PM
KOSOVA

Grushtat mes Presidentit dhe Sekretarit, Federata e futbollit sqaron “incidentin”

Feb 28 9:15 PM
BOTA

Shënoi dy gola dhe dhuroi një assist, Bale: I lumtur te Tottenham

Feb 28 9:06 PM
FACENEWS

FOTO/ Erzeni “thumbon” gazetarin Artan Hoxha: Sille prapë Dinamon të hajë 5 gola

Feb 28 8:49 PM
KOMBETARJA

Grumbullim 3-ditor, FSHF-ja zbulon listën e Kombëtares U-15

Feb 28 8:30 PM
BOTA

Përballja ndaj Sociedad, Zidane pa gjysmën e ekipit

Feb 28 8:22 PM
BOTA

VIDEO/ Shënoi golin e barazimit dhe e përplas me lojtarin kundërshtar, tifozët e PSV-së qëllojnë futbollistin serb pas ndeshjes

Feb 28 8:03 PM
BOTA

FORMACIONET/ Klopp me “artilerinë e rëndë”, të kuqtë sfidojnë vendin e fundit

Feb 28 7:50 PM
BOTA

VIDEO/ Triumf pa shumë sforco, Napoli në zonën e Europës

Feb 28 7:45 PM
BOTA

FORMACIONET/ Kumbulla në stol, zbulohet titullarët e Roma-Milan

Feb 28 7:37 PM
BOTA

Kartoni i kuq i munguar në Inter-Juventus, gjyqtari italian e pranon pas 3 vitesh: Ishte gabimi im, VAR nuk mund të ndërhynte

Feb 28 7:22 PM
BOTA

Shumë zhurmë për asgjë, barazim pa shkëlqim mes Manchester United dhe Chelsea

Feb 28 7:11 PM
FACENEWS

FOTO/ Lojtari i Partizanit nuk njeh pushim, stërvitje për të qenë gati ndaj Apolonisë

Feb 28 6:41 PM
BOTA

“Do ta shikoj Roma-Milan”, Conte flet pas fitores së Interit: Largimi nga Champions na ka dëshpëruar, kjo skuadër po rritet

Feb 28 6:26 PM
BOTA

ZYRTARE/ Rezultate të dobëta, ekipi i Bundesligës shkarkon trajnerin

Feb 28 6:10 PM
VENDI

MOVIOLA/ Një penallti skandaloze dhe një karton i kuq i munguar, gjyqtari e bën “baltë” në Partizani B-Burreli (VIDEO)

Feb 28 5:48 PM
BOTA

VIDEO/ Tottenham rikthehet te fitorja, 4 gola vendosin takimim

Feb 28 5:39 PM
BOTA

Gol dhe asist në fitoren e Interit, Lukaku: Këto janë sinjale për kundërshtarët, tani mendja te Parma

Feb 28 5:22 PM
BOTA

Chiesa nuk i ka humbur shpresat: Besojmë te titulli

Feb 28 5:10 PM
BOTA

VIDEO/ Napolit i mjafton një gol në pjesën e parë, Mertens-Insigne janë “zjarr”

Feb 28 4:46 PM
BOTA

FORMACIONET/ Supersfida e Premier League, njihuni me rreshtimet e Chelsea-Man United

Feb 28 4:21 PM
MAQEDONIA

Shkëndija mposht Vardarin dhe nis shkëputjen, 10 gola në 5 ndeshjet e kampionatit maqedonas

Feb 28 3:40 PM
KOSOVA

Ballkani “bie”, Drita “ndizet” ndaj Besës

Feb 28 3:25 PM
VENDI

VIDEO/ Burreli mposht Partizanin dhe i merr kreun Dinamos, 4 gola vendosin ndeshjen në kryeqytet

Sondazh

Cila nga këto skuadra të Superiores nuk do të arrijë të shkojë në Europë?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • VIDEO SPORT
  • Back to top
© NewSport.al 2020. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P