
Ditën e premte në orën 19:00 në "Air Albania" do të luhet derbi i kryeqytetit Partizani - Tirana. Pas humbjes me Bylisin në transfertë, kampionët në fuqi, Partizani fitorja në derbin e të premtes iu duhet më shumë sesa kurrë. Një tjetër rezultat negativ dhe me parakalimin në renditje nga Kukësi, mund të ndikonte drejtëpërdrejtë në stolin e Lerdës.
I kushtëzuar nga mungesa të rëndësishme si Telushi e Mala, tekniku Lerda pritet që në derbi t'i riktehet skemës së tij 3-5-2, ndërkohë në fushë pritet dhe sulmuesi Theofilus Solomon. Për tu nënvizuar është fakti se Solomon golin e tij të fundit me të kuqtë e ka shënuar pikërisht ndaj Tiranës në derbi. Risi në formacionin e italianit mund të jetë dhe mesfushori i ri Hyseni.
Formacioni i mundshëm:
Partizani (3-5-2): Hoxha, Belica - Boldor - Bitri, Trashi - Melo - Romero - Hyseni - Idrizaj, Solomon - Bardhi.