Përfaqësuesja e Kosovës mori një rezultat sa historik aq edhe të rëndësishëm këtë të shtunë përballë Republikës Çeke. Paraqitja e tyre në fitoren 2-1 tërhoqi vëmendjen e gjithë shtypit, ku ngritën në qiell talentin dhe organizimin e ekipit "dardan".
Por, ajo që ka shkuar më larg është "France Football". Në formacionin e javës, prestigjozja franceze ka përfshirë edhe lojtarin e Kosovës, Mërgim Vojvoda.
Autori i golit që i dha dhe fitoren Kosovës gjendet mes 11 lojtarëve më të mirë të ndeshjeve të para kualifikuese të Euro 2020, të luajtur me datat 6 dhe 7 shtator.
Në skemën 4-2-3-1, Vojvoda pozicionohet në krahun e djathtë të mbrojtjes, të cilën e formon me Varane, Ramos dhe Palmieri. Mesfusha i besohet De Jong dhe Brozivic, teksa sulmi është i frikshëm, Coman, Depay, Wiljanldum dhe Kane. Në portë portieri i Rumanisë, Tatarusano.
