
Tirana do të presë në orën 20:00 në “Air Albania” skuadrën e Dinamo Batumit. Orges Shehi do të synojë fitoren në shtëpi për të nisur siç duhet aventurën në Conference League.
Kur jemi më pak se një orë para startit të takimit janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të sfidës, teksa dy timonierët kanë vendosur edhe për titullarët.
Shehi u ka besuar një fanellë titullari 6 afrimeve të merkatos së verës, ku Selmani, Hoxhallari, Doka, Jonuzi, Latifi dhe Mici do të jenë protagonist në “Air Albania”.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Selmani, Hoxhallari, Hila, Najdovski, Mici, Latifi, Deliu, Jonuzi, Doka, Hasani, Abazaj.
Dinamo Batumi: Chichkan, Giorbelidze, Balic, Kobakhidze, Mamuchashvili, Lytvvynenko, Teidi, jakobsen, Zaria, Tsitaishvili, Flamarion.