Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FORMACIONET/ Tirana ‘paguan’ për një ‘vrasës’, Dinamo me 9 debutues në derbi

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONET/ Tirana ‘paguan’ për një

Dinamo dhe Tirana do të përballet ditën e sotme në orën 20:00 në Elbasan Arena për të zhvilluar ndeshjen e parë të sezonit në Superiore. Një derbi kryeqyteti jashtë kryeqytetit pritet të sjellë emocionet e saj me të dy klubet që vijnë pas shumë ndryshimeve në klub.

Trajnerët Orges Shehi dhe Di Biagio kanë përzgjedhur 11 luftëtarët e tyre. Tekniku i bardhebluve e nis me ‘avazin’ e vjetër teksa mungesat ndikojnë sërish. Bruno Lulaj, por mbi të gjitha Florent Hasani ishin të dënuarpër shkak të dënimit nga Disiplina, por klubi ka paguar gjobën për sulmuesin i cili ka shlyer gjysmën e dënimit tashmë dhe do të jetë i gatshëm për Shehin... megjithatë e nis nga stoli

Nga ana tjetër, tek Dinamo janë një formacion gati i tërë që debuton për herë të parë me fanellën e bluve. Veç Prodanit dhe Denisson, të tjerët luajnë për herë të parë.

Formacionet Zyrtare:

Dinamo: Rexhepi, Prodani, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Krasniqi, Denison, Zabërgja, Vila, Kaçorri. Trajner: Luigi Di Biagio

Tirana: Lika: Najdovski, Haxhiu, Përgjoni, Hoxhallari, Jonuzi, Hila, Lushkja, Latifi, Abazaj, Kaina. Trajner: Orges Shehi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga