
Turqi-Zvicër është një nga dy sfidat e ditës së sotme në EURO 2020. Të dyja ekipet luajnë një ndeshje "jetë a vdekje" për 3 pikë pasi barazimi I nxjerr jashtë Europianit. Zvicra aktualisht ka vetëm një pikë pas barazimit ndaj Uellsit, ndërsa Turqia nuk ka asnjë pikë pasi është mundur në dy sfidat e para. Pak minuta më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare e te Zvicra do të luajnë nga minuta e parë dy shqiptarët, Xhaka dhe Shaqiri.
Turqi: Ugurcan, Zeki Çelik, Merih, Çaglar Soyuncu, Mert Muldur, Kaan Ayhan, Ozan Tufan, Hakan Çalhanoglu, Irfan Can, Cengiz Under, Burak Yılmaz.
Zivcër: Sommer, Widmer, Elvedi, Akanji, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Zuber, Embolo, Shaqiri, Seferovic.
Poll