Juventus do të luajë përballë Interit të dielën në orën 20:45. Kjo sfidë e vlefshme për Seria A pritet të mbërthejë para ekranit miliona vetë në gjithë botën. Edhe pse dy ditë para ndeshjes, mediet italiane kanë bërë me dije formacionet e mundshme të dy skuadrave.
Marcelo Brozoviç është rikthimi i madh për zikaltërit, i cili do ta nisë nga stoli. Mesfushori kroat është përgatitur sot me grupin, por ende s’është në formën optimale. Mkhitaryan do të jetë lojtari që do të preferohet sërish para Kristjan Asllanit. Më poshtë njihuni me formacionet e mundshme të dy skuadrave.
JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Danilo, Bremer, Bonuçi, Alex Sandro; Miretti, Locatelli, Rabiot; Cuadrado, Milik, Kostic Trajneri: Allegri.
INTER (3-5-2): Onana; Skriniar, Acerbi, Batons; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro Trajneri: Inzaghi.