
Bylisi ka udhëtuar në Shkodër për të sfiduar Vllazninë në “Loro Boriçi”, me sfidën që starton ën orën 15:00. Ashti si shkodranët ehe ballshiotët do të synojnë të rikthehen te fitoret në kampionat pas rezultateve negative të siguruara në javët e fundit.
Në Shkodër në stolin e skuadrës vendase ddo të debutojë Auron Miloti, i cili mori vendin e Mirel Josës. Në këtë përballje Miloti do të hedhë në fushë lojtarët më të mirë që ka në dispoziçion, ndërsa do të ul në stol “’mistrecin” e skuadrs, Liridon Latifin. Ky i fundit për shkak dëmtimesh nuk ka mundur të japë kontributin e tij aq sa pritej me fanelën e kuqebluve.
Ndërkohë nga krahu tjetër Naxhi Shensoi ka udhëtuar në këtë transfertë me mungesa. Perveç mungesave të Beji dhe Souza që kan ëmbyllur prej javësh sezonin u janë shtuar edhe mungesat e Eskuerdinjës dhe Maçollit. I pari është i skualifikuar për shkak kartonësh, ndërsa i dyti akoma nuk ka mundur të riaftësohet nga dëmtimi.
Formacionet e mundshme:
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juriç, Bulatovic, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Hoxhaj, Çoba, Balaj. Trajner: Auron Miloti
Bylis: Teqja, trumçi, Adili, Damçevski, Zguro, Santos, Zhongo, Ruçi, Loran, Lajthia, Kaçorri. Trajner: Naxhi Shensoi