Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Formacionet e mundshme/ Derby della Madonnina ‘pushton’ futbollin europian, Leao, Pulisic, Lautaro e Barella ‘ndezin motorrët’

Shkruar nga NEWSPORT
Formacionet e mundshme/ Derby della Madonnina ‘pushton’ futbollin

Futbolli europian, por mbi të gjitha ai italian mban frymën ditën e sotme teksa superderbi Inter – Milan do të luhet në orën 18:00 në mitikun San Siro. Dy gjigantët milanez përballen për herë të parë këtë sezon pas 6 herëve në sezonin e fundit ku kulmin e arritën në gjysmëfinalen e Champions League.

Pioli dhe Inzaghi kanë mbyllur përgatitjet ndërsa kanë ideuar edhe formacionin titullar duke mos patur shumë dilema në kokë. Maignan dhe Sommer janë të sigurtë në katërkëndësh ndërsa për kuqezinjtë Kjaer dhe Thiaë e nisin nga e para pasi Tomori dhe Kalulu janë të dëmtuar.

Pjesa tjetër është e njëjta me atë të sfidave të fundit ku Leao, Lautaro, Pulisic, Giroud dhe Thuram do të jenë në qendër të vëmendjes duke udhëhequr ekipet e tyre në sulm.

Formacionet e mundshme:

Inter (3-5-2): Sommer; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro, Thuram. Trajner: Simone Inzaghi

Milan (4-3-3): Maignan; Calabria, Kjaer, Thiaw, Theo Hernandez; Loftus-Cheek, Krunic, Reijnders; Pulisic, Leao, Giroud. Trajner: Stefano Pioli

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga