Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

FORMACIONET E MUNDSHME/ COLELLA me dy ndryshime ndaj Egnatias, TETOVA “kërcënon” me dyshen Dwamena-Kasa

Shkruar nga NEWSPORT
FORMACIONET E MUNDSHME/ COLELLA me dy ndryshime ndaj Egnatias, TETOVA

Takimi i parë për ditën e sotme është përballja mes Egnatias dhe Partizanit, sfidë që do të luhet në “Arena Egnatia” duke nisur që nga ora 15:00. Vendasit do të synojnë fitoren për të “blinduar” vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit, ndërsa demat luftojnë për titullin.

Giovanni Colella do të bëjë sërish ndryshime në formacionin e të kuqve. Ndaj rrogozhinasve me shumë gjasa do ta nisë me rreshtimin 4-3-3. Ky ndryshim vjen për shkak të mungesave të Atanaskovskit dhe Da Silvës.

Ndërkohë Edlir Tetova për fatin e tij të mirë ka të gjithë skuadrën në dispozicion, teksa lajmi i mirë është rikuperimi në kohë i Agberkpornu, i cili pritet të jetë titullar ndaj demave. Sulmi rrogozhinas nuk ndryshon, teksa dyshja Dwamena-Kasa do të udhëheqin Egnatian.

Formacionet e mundshme:

Egnatia: Sherri, Fangaj, Malota, Atanda, Mëllugja, Agbekpornu, Jackson, Musta, Fernando, Dwamena, Kasa. Trajner: Edlir Tetova

Partizani: Rexhepi, Hadroj, Preka, Sota, Buxhelaj, Rrapaj, Matondo, Murataj, Cara, Selmani, Mba. Trajner: Giovanni Colella.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga