
Dinamo dhe Laçi luajnë sot në 19:45 në "Elbasan Arena". Dy skuadrat hapin javën e dytë të Superligës, teksa vijnë nga rezultate të ndryshme. Dinamo debutoi këtë sezon me tri pikë ndaj Kastriotit, ndërsa Laçi humbi në shtëpi 3-5 me Vllazninë.
Trajnerët Shkëmbi dhe Vukicevic kanë ideuar formacioinet titullare, teksa bie në sy loja sulmuese. Te Dinamo ka vetëm një dilemë nga ndeshja e shkuar, me Bardhin që mund të jetë në fushë në vend të Gavazaj. Kurbinasit vijnë me 4-3-3, teksa malazezi Vukicevic kërkon pikët e para në stolin e bardhezinjve.
Formacionet e mundshme:
Dinamo (4-2-3-1): Harizaj, Siljanovski, Sofranac, Imami, Isaevski, Sidibe, Demiri, Gavazaj (Bardhi), Ibraimi, Mihana, Chinedu
Laçi (4-3-3): Sherri, Roganovic, Ignatovic, Velkovski, Velija, Deliu, Shehu, Lushkja, Zarubica, Mazrekaj, Guindo