Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Flet presidenti i Tiranës: Muzakën e kam trajtuar si special, por më erdhi një ftesë për në gjyq…

Shkruar nga NEWSPORT
Flet presidenti i Tiranës: Muzakën e kam trajtuar si special, por

Gjergji Muzaka e ka mbyllur edhe pse jo ende zyrtarisht me Tiranën. Futbollisti nuk ka udhëtuar me skuadrën në Antalia. Shkaqet që sollën këtë divorc të parakohshëm i ka zbuluar presidenti i Tiranës Refik Halili. Në një prononcim të dhënë në “Sport Ekspres”, ai ka treguar çfarë ka ndodhur.

Në një intervistë për "Sport Ekspres", presidenti Tiranës, Refik Halili, është shprehur: "Asnjëherë nga goja ime nuk do të dëgjohen gjëra jo të mira për Gjergji Muzakën. Ai ka qenë një ndër të preferuarit e mi, por ndonjëherë gjerat nuk shkojnë ashtu siç planifikohen. Asnjëherë nuk kam për ta trajtuar Muzakën si lojtar të zakonshëm, pasi për të në vitin 2008-të kam paguar 95-milionë lekë për ta afruar pranë klubit. Kam menduar gjithmonë, se futbollisti do të mbyllte karrierën te Tirana, por nuk ndodhi kështu", mësohet të ketë thënë presidenti Halili.

Lidhur me shkakun se pse Muzaka u la jashtë listës së grumbullimi për në Turqi, presidenti shpjegon: "Më ka ardhur një njoftim nga dhoma e zgjidhjes së konflikteve në FSHF, që të hënën duhet të paraqitem për një ballafaqim me Muzakën, në lidhje me rrogat e prapambetura. Jam tronditur, nuk kam besuar kurrë, që raporti im personal me Muzakën të shkonte deri në gjyq. më shumë sesa raport president -lojtar, kam marrëdhënie njerëzore me Gjergjin, sepse gjithnjë e kam konsideruar si lojtar të rëndësishëm kampionatit. Unë nuk ballafaqohem gjyqeve me të sepse kam pasur respekt maksimal.  Unë e di çfarë kemi nënshkruar e di madje dhe sa duhet të paguajë Muzaka kur ka qenë i dëmtuar. Edhe ai e di. Ai është pjesë e familjes së madhe të klubit, por kjo thirrje për padi më ka tronditur", mësohet të ketë thënë presidenti i Tiranës, Refik Halili, lidhur me çështjen e Gjergji Muzakës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga