Partizani zyrtarizoi dje shkëputjen e bashkëpunimit me Ben Azubel, duke bërë publik, largimin e sulmuesit izraelit nga skuadra.
Por, një tjetër temë “e nxehtë” te të kuqtë është e ardhmja e sulmuesit Kaleb Ekuban. Do të rrijë deri në fund të sezonit apo do të largohet në janar?
Ai që sqaron këto dy tema është menaxheri i njohur i lojtarëve, Elton Marini, i cili për newsport.al rrëfen arsyen e largimit të Azubel dhe të ardhmen e Ekubanit te Partizani.
“Unë kam qenë ndërmjetës midis manaxherit të Azubel dhe Sormanit, i cili e kërkoi me këmbengulje sulmuesin izraelit.
Ai nuk ishte i kënaqur me aktivizimin, sepse kërkonte më shumë. Largimin e kërkoi vetë Azubel bashkë me manaxherin e vet.
Ndërsa për Ekuban s’ka asgjë të re. Do vazhdojë respektimi i kontratës midis Kievos dhe Partizanit deri më 30 qershor 2017 për huazimin e sulmuesit. Pastaj, ai do kthehet te klubi mëmë që do e përfshijë në skuadrën kryesore”, sqaron për newsport.al, menaxheri i njohur i lojtarëve, Elton Marini.
