
Ervis Kaja është një nga futbollistët e Superiores që ka luajtur me të dy skuadrat e kryeqytetit, Partizanin dhe Tiranën. Tashmë qendërmbrojtësi është pjesë e ekipit të Korabit, por newsport.al e kontaktoi për të dhënë një mendim për këtë supersfidë që do të zhvillohet të premten në stadiumin "Selman Stërmasi". Ai deklaroi që të kuqtë janë favoritë, pasi Tirana ka pak shanse në këtë ndeshje për t'i ndalur të kuqtë. Gjithashtu Kaja parashikoi se cili do të shënonte në këtë sfidë teksa deklaroi:
"Partizani do të fitojë sërish ndaj Tiranës. Skuadra e Starovës është shumë herë më lart për momentin dhe bardheblutë e kanë të vështirë për t'i ndalur të kuqtë. Unë si një lojtar i të dy ekipeve dëshiroj që të shoh një ndeshje të bukur", tha Kaja.
I pyetur se kush do të shënojë në këtë takim, lojtari i Korabit parashikoi: "Mendoj që do të shënojë miku, Gëzim 'Lusha' (E ka fjalën për Krasniqin). Po kalon një formë të mirë dhe besoj se Lusha (qesh) do të shënojë një gol me mjaft vlera për Partizanin", përfundoi për newsport.al Ervis Kaja.