Arlind Ajeti ishte një nga lojtarët më të mirë në ndeshjen me Francën. Ai e startoi ndeshjen nga minuta e parë duke zëvendësuar në qendër të mbrojtjes mungesën e kapitenit Cana. Në reagimin e tij pas ndeshjes Ajeti shprehet se ata dhanë maksimumin që mundën në ndeshje po futbolli i njeh të gjitha rezulatatet. Ajeti u zëvendësua në fundin e pjesës së dytë për shkak të një dëmtimi që nuk mund ta lejonte të vazhdonte lojën .
“E dham maksimumin por futbolli ky ësht! Shofim përpara #kuqezi #përjetë #ALB #AA18 #AA93 #Euro2016”, shkruante Ajeti pas ndeshjes në faqen e tij në Facebook.