Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Flamurtari nuk “gjen” dot një lider, shiriti i kapitenit kalon “dorë më dorë”

Shkruar nga NEWSPORT
Flamurtari nuk “gjen” dot një lider, shiriti i kapitenit kalon

Shiriti i kapitenit te Flamurtari, momentalisht, nuk ka një mbajtës ndaj në Vlorë po shohin alternativat e mundshme. Andi Ribaj kishte këtë status kur kuqezonjtë gjendeshin në Kategorinë e Dytë ndëra dëmtimi i rëndë bëri që përgjegjësia të kalojë te Shpëtim Moçka. Por, edhe portieri u largua nga klubi dhe që prej atij largimi të mistershëm, shiriti ka kaluar nëpër duart e shkodranëve, Denis Pjeshka dhe Behar Ramadani.

Drejtuesit sëbashku me stafin teknin kanë vlerësuar dy alternativa të mundshme. E para, që pëlqehet edhe nga administratori Idrizi, është që kapiteni të jetë me rotacion mes liderëve të ekipi ndërsa alternativa tjetër është që lojtart të propozojnë kapitenin e tyre dhe klubi të shqyrtojë më pas.

Shanset janë që Denis Pjeshka të jetë udhëheqësi i vlonjatëve pasi shkodrani është një titullar i padiskutueshëm dhe kjo është një prej kushteve për kapiten. Kriteret e tjera janë që kapiteni të jetë me eksperiencë, i pjekur në moshë dhe të ketë tre vite me klubin. Këto kushte, vec Pjeshkës, i plotësojnë edhe Lejdi Licaj, Ramadani, Ribaj dhe Oliveira.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga