Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

Flamurtari në delir, sulmuesi i ri më i paguari në kampin vlonjat, klubi mbulon me "ar" maqedonasin

Shkruar nga NEWSPORT
Flamurtari në delir, sulmuesi i ri më i paguari në kampin

Flamurtari ka arritur akordin me sulmuesin e ri dhe bëhet fjalë për Muarem Muarem, lojtari nga Shkupi i cili është konfirmuar së fundmi në kampin vlonjat.  Karriera e Muaremit është e pasur, ai ka qenë pjesë e Karabagut, ku ka bërë pjesë dhe lojtari i Kombëtares, Ansi Agolli. Së fundmi ai ka qenë pjesë e ekipit Oktobe në Kazakistan.

All - Paragraf - 3

Muarem Muarem do të përfitojë 15 mijë euro në muaj, duke e bërë këtë të fundit lojtarin më të paguar në kampin vlonjar, duke lënë të kalojë para vetëm Edgar Çanin e Partizanit, i cili aktualisht është futbollisti më i paguar në kampionat, i cili ka një pagë muajore prej 20 mijë eurosh. Muaremi luan si sulmues, por mund të luajë edhe si mesfushor krahu, pasi e ka provuar këtë gjë në disa kampionate të ndryshme.

Sot, pritet që të firmoset dhe kontrata nga e cila do të zbardhen dhe detajet e transferimit të sulmuesit maqedonas në Vlorë.

[gallery columns="1" size="full" ids="179669"]

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7