
Më parë jemi njohur me lajmin që ka qarkulluar në media ku Flamurtari ka dërguar në CAS çështjen "Gjoka". Por drejtori i Flamurtarit, Vangjel Laluci, ka hedhur poshtë këto zëra dhe ka sqaruar situatën.
Ai ka pranuar se borxhi ndaj ish-trajnerit është kredituar nga FSHF, e cila do e shlyejë Gjokën dhe shumën e paguar do e mbajë nga të ardhurat që hyjnë në këtë institucion për llogari të Flamurtarit.
Më tej ai ka pranuar se në CAS ka një çështje, por për atë të kthimit të gjashtë pikëve të hequra nga Komisioni i Disiplinës dhe shpresohet që gjykata më e lartë e arbitrazhit sportiv t’ua kthejë ato.
Poll