Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Flamurtari largohet me barazim nga Superliga, Vllaznia me mendje te finalja e "Play-out"

Shkruar nga NEWSPORT
Flamurtari largohet me barazim nga Superliga, Vllaznia me mendje te finalja e

Vllaznia 1 - 1 Flamurtari

NDESHJA: Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Vllaznisë dhe Flamurtari. Një ndeshje që nuk kishte asnjë vlerë për të dyja skuadrat pasi vlonjatët do të luajnë në Kategorinë e Parë, ndërsa Vllaznia është me mendje të ndeshja finale e "Play-out". Shkodranët do të kërkojnë të marrin fitore në këtë takim për të shpëtuar sezonin e të qendrojnë në Superligë sezonin tjetër. Dy golat e takimit të sotëm u shënuan në pjesën e dytë, Sidorenco për vendasit dhe Diamanti për Flamurtarin.

Kategoria Superiore - Java 36 - 17:45

Stadiumi: Loro Boriçi, Shkodër

Arbitër: Klodian Shahini

Kategoria Superiore do të zhvillojë sot javën e fundit, teksa në Shkodër do të luhet takimi mes Vllaznisë dhe Flamurtarit (17:45). Miqtë vijnë për herë të fundit në elitëne  vendit, pasi nga sezoni që vjen zyrtarisht do të luajnë një kategori më poshtë.

Vendasit janë në përgatitje të ndeshjes play-off për të shpëtuar sezonin, duke mos dashur të ndjekin kundërshtarët e sotëm një kategori më poshtë. Të dy trajnerët kanë bërë përzgjedhjen e titullarëve, ndërsa bie në sy se Hysen Dedja ka hedhur në fushë lojtarët më të mirë.

Formacioni:

Vllaznia: Efremov, Gurishta, Shehi, Adili, Kruja, Krymi, Marku, Lika, Sidorenco, Zogaj, Junior

Komenti minutë pas minute:

90' Mbyllet ndeshja në Shkodër.

74' GOL! Barazohet ndeshja në "Loro Boriçi", Diamanti shënon për Flamurtarin.

64' GOL! Zhbllokohet sfida në Shkodër, Sidorenco kalon Vllazninë në avantazh.

46' Nis pjesa e dytë

45' Mbyllet 0-0 pjesa e parë, Vllaznia më kërkuese

12' Ndeshja zhvillohet e qetë, vendasit tregojnë superioritet

1' Ka nsiur ndeshja në Shkodër

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga