
TEUTA-FLAMURTARI 1-1 (FT)
(Batha (p) 13'/ Traore 28')
Ora 17:00
Stadiumi "Niko Dovana"
Teuta: Celesti, Frashëri, Beqja, Osmani, Bicaj, Avdyli, Progni, Traore, Kamara, Kallaku, Sidibe Trajner: Bledi Shkëmbi
Flamurtari: Koliçi, Veliu, Torasa, Mustafa, Kotobelli, Useini, Deliaj, Musta, Batha, Alla, Kale. Trajner: Ilir Daja
90'- Mbaron sfida. Flamurtari merr një pikë të çmuar në Durrës.
85'- Kotobelli shkakton faull.
78'- Torassa humbet ndeshjen me Kukësin. Argjentinasi merr karton të verdhë.
75'- Celesti fantastik. I mohon dy herë golin Flamurtarit.
65'- Busic kalon Teutën në avantazh. Flamurtari proteston për pozicion jashtë loje. Jorgji anullon golin e Teutës.
63'- Rast i mirë për Teutën. Alla shkakton faull në hyrje të zonës dhe merr karton të verdhë.
58'- Veliu lë Flamurtarin me 10 veta. Vlonjati pengon Busicin. Jorgji akordon karton të kuq.
57'- Teuta i afrohet golit. Osmani gjuan me kokë, topi shkon ngjitur me shtyllën e Koliçit.
54'- Cale shkakton sërish faull. Braziliani duhet të shmangë ndërhyrjet e ashpra dhe debatet.
48'- Teuta e nis vrullshëm. Progni i afrohet golit të avantazhit.
47'- Elton Cale ndëshkohet me karton të verdhë. Humbet ndeshjen e radhës për plotësimin e numrit të kartonave.
46'- Fillon pjesa e dytë. Shkëmbi hedh në fushë Tomislav Busicin,.
45'+1- Mbyllet pjesa e parë. Teuta dhe Flamurtari japin maksimumin për 45 minuta.
45'- Arbitri i katërt akordon një minutë shtesë.
28'- Barazon Teuta. Camara kroson, Koliçi nuk e kontrollon topin mirë dhe Traore përfiton duke shtyrë topin në rrjetë.
23'- Torassa humbet topin. Camara provon të shënojë, por goditja shkon jashtë.
13'- Batha merr qetësisht penalltinë dhe shënon.
12'-Penallti për Flamurtarin. E shkakton Bicaj
10'- Faull pë Flamurtarin. Frashëri ndërhyn ashpër ndaj Emiljano Mustës.
1'- Fillon ndeshja në Durrës.