Flamurtari do të luaj sot sfidën e radhës ndaj Teutës e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. Skuadra vlonjate do të luaj pa një sulmues të mirëfillt pas largimit të Bushic dhe me Danilo Alvesh që nuk është bashkuar ende me grupin. Në këtë situat trajneri Daja është munduar të improvizoi formacionin me lojtarët aktual që ka në dispozicion.
Për të zëvendësuar dy të larguarit nga skuadra trajneri i Flamurtatit pritet që në krahun e djathtë të mbrojtjes të aktivizojë Deliajn, ndërsa në majën e sulmit Idriz Bathën. Një rol i pazakontë ky për Bathën pasi roli natyral i tij është mesfushor shkatërrues. Ngelet për t’u parë se cili do të jetë formacioni i Flamurtarit, por duke parë mungesat në skuadër nuk është çudi që Batha të aktivizohet në majën e sulmit.