Kombëtarja e basketbollit për femra i ka nisur në mënyrën më të keqe eleminatoret e Kampionatit Europina. Vajzat kuqezi pësuan një humbje turpëruese 125-19 nga Polonië në transfrtë, ndërsa trajnerja Mirza Alibegaj ka treguar edhe problematikat në Kombëtare. Në një intervistë për "MCN TV", ajo ka theksuar se në Poloni, Kombëtarja nuk kishte fizioterapist me vete, ndërsa shumica e vajzave janë të reja e pothuajse amatore në krahasim me kundeshtaret e tyre.
"Kur shikon një rezultat të tillë edhe titujt janë bombastikë. Përpara se të arrijmë në këtë pikë, duhet të interesohemi gjatë gjithë vitit se çfarë bëhet me ekipet e femrave në kampionatin shqiptar. Ekipi kombëtar i femrave është në rikonstruksion të tij, ku pjesë janë vajza të reja. Në momentin që flasim, në ekipin Kombëtar ka lojtaret e ekipit Under-20, pa eksperiencë në komepticione të mëdha, si kualifikueset e Europianit. Ne duam t'i promovojmë, të ndeshen me ekipe të mira dhe profesioniste dhe përveç rezultatit të fitojnë eksperiencë.
Që kur u vendos grupi, të 3 kundërshtarët janë shumë mirë në renditjen Botërore. Ne e dinim që në fillim se ku ishim në krahasim me kundërshtaret. Vajzat e dinë se ne futemi në këtë kompeticion për të marrë eksperiencë. Kjo është për të kuptuar se ku është basketbolli shqiptar. Ta kuptojmë se dhe të gjithë aktorët e tjerë. E kemi ditur diferecën e madhe. Kjo i bën vajzat që të punojnë më shumë me klubet e tyre. Ne jemi lojtarë amatorë këtu, në krahasim me lojtaret e tjera. Ato janë profesioniste dhe punojnë me këtë. Disniveli është shumë i madh.
Ne shkuam në Poloni dhe nuk kishim fizioterapist. Është hera e parë që paraqitemi shumë mirë në bazë materiale. Ishim të kompletuar shumë mirë. Fizioterapistin nuk e kemi pasur, as gjatë grumbullimit 10 ditor për këtë. Nuk kemi pasur mbështetje për këtë aktivitet. Fizioterapisti është shumë i rëndësishëm për një ekip. Këto janë lojtare që me ekipet e tyre bëjnë njëherë stërvitje, ndërsa te Kombëtarja bëjnë dy herë. Ngarkesa është më e madhe. Nuk mund të them se fizioterapisti do të ndikonte në rezultat.
Objektivi jonë nuk është fitorja, sepse e dimë që Sllovenia renditet e shtata në botë, por e rëndësishmja në këtë kompeticion është që këto vajza të reja, të marrë eksperiencë, të mësojë, të formohet grupi dhe të shikojmë se ku do të shkojmë në të ardhmen. Duhet të bëjmë më mirë se ndaj Polonisë.
Që Shqipëria të rrisë nivelin, duhet të punohet shumë në ekipet e moshave. Duhet t'i japim shumë rëndësi cilësisë, me lojtarë që duan të punojnë. Të gjithë trajnerët e moshave duhet të kenë një plan të njëjtë. Nuk punohet sot për nesër. Lojtaret duhet të jenë më shumë serioze. Në kampionatin shqiptar merren shumë lojtare të huaja, por kjo nuk i ndihmon lojtaret vendase. Duhet një gjuhë e përbashkët nga të gjithë", përfundoi trajnerja e Kombëtares, Mirza Alibegaj.