Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Fituan në duelin e titullit, GUARDIOLA: Arsenali po bën një sezon të pabesueshëm, i lumtur që fituam

Shkruar nga NEWSPORT
Fituan në duelin e titullit, GUARDIOLA: Arsenali po bën një sezon

Manchester City arriti të fitonte ndaj Arsenalit në një takim shumë të rëndësishëm për titullin kampion. Pas fitores 3-1 ndaj “Topçinjve” janë djemtë e Guardiolës ata që renditën në vendin e parë, me pikë të barabarta me skuadrën e Artetës.

Pas këtij triumfi Guardiola ka theksuar se është shumë i lumtur që arritën të fitonin, por pavarësisht kësaj ajo që po bën Arsenali këtë sezon është e mrekullueshme.

“Në pjesën e parë, Arsenali ishte shumë më i mirë se ne. Nuk ishim mjaftueshëm intensivë, ndoshta sepse ndryshova diçka dhe nuk shkoi mirë. Në pjesën e dytë ishim shumë më agresivë dhe shumë më mirë. Dhe kaq, ia dolëm të fitonim.

Nëse fitojnë ndeshjen më pak që kanë, ata ngrihen në krye të Ligës Premier. Ajo që ata kanë bërë është e pabesueshme. Kjo ligë do të vendoset në tetë apo 10 ndeshjet e fundit. Kanë mbetur edhe 15. Kjo është shumë dhe Champions League është kthyer. Më shumë ndeshje dhe lodhje për lojtarët. Është e rëndësishme që ne fituam sonte këtu”, përfundoi trajneri spanjoll.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga