
Kukësi do të udhëtojë në transfertë nesër për të sfiduar Bylisin në një tjetër finale për mbijetesën. Në orën 16:00 verilindorët futen në Adush Muça me qëllimin e vetëm, fitoren. 3 pikët do t’i siguronte thuajse mbijetesën teksa do të shkonte në kuotën e 43 pikëve, plot 7 larg ballshiotëve dhe 8 nga Kastrioti, nëse edhe këta nuk ftojnë me Teutën.
Nën drejtimin e trajnerit Rraman Hallaçi, skuadra do të mbyllë përgatitjet ditën e sotme po ajo që shqetëson teknikun kuksian janë 3 mungesa. Mbarak, Ebert dhe Owusu pritet të mungojnë me të parin që është i sigurtë teksa ka plotësuar numrin e kartonëve ndërsa 2 të fundit vijojnë ende të jenë të dëmtuar.
Poll