Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Fitorja dramatike kundër LUFTËTARIT, flet trajneri i LAÇIT:  Nuk vodhëm asgjë. Lojtarët e rinj? Prisni pauzën e Kombëtareve

Shkruar nga NEWSPORT
Fitorja dramatike kundër LUFTËTARIT, flet trajneri i

Trajneri i Laçit Artan Mërgjyshi ka folur menjëherë pas sfidës kundër Luftëtarit të fituar në minutën e findit me rezultatin 2-1. Tekniku i kurbinasve në një prononcim për Supersport e ka cilësuar sfidën ndaj gjirokastritëve si shumë të vështirë. Megjithatë sipas tij skuadra nuk vodhi asgjë, pasi Laçi kërkoi më shumë se kundërshtari.

"Morem tre pikë shumë të rëndësishme. E dija që do ishte një ndeshje shumë e vështirë pasi Luftëtari ishte shumë i karikuar. U bë një ndeshje shumë e luftuar por fati na buzëqeshi në fund. Megjithatë nuk vodhëm asgjë pasi patëm mundësitë tona dhe në tërësi ishim më agresiv. Fati ndihmon atë që kërkon më shumë", ishin komentet e trajnerit Mërgjyshi për ndeshjen.

Ndërkohë tekniku foli edhe për blerjet e reja, që sipas tij nuk janë ende në gjendjen fizike të nevojshme për të zbritur në fushë, e për këtë do të duhet të presim pauzën e Kampionatit për ndeshjet e Kombëtareve.

"Lojtarët e rinj nuk janë ende në gjendje optimale fizike, duhet të presim pauzën e ndeshjeve ndërkombëtare.", e mbylli fjalën e tij tekniku i Laçit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga